Gjilani përforcohet me futbollistin shqiptar

Gjilani është përforcuar me futbollistin shqiptar, Shqipërim Taipi.
27-vjeçari para pak minutave u prezantua si futbollist i ri i Gjilanit, shkruan IndeksOnline.
Taipi së fundi ishte pjesë e skuadrës nga Kazakistani, Kaapij Aktau.
Në të kaluarën ka veshur edhe fanellat e skuadrave shqiptare, Kukësi, Skënderbeu dhe atyre nga Maqedonia, Shkupi e Shkëndija./IndeksOnline/