75 Mall Live Search
08:49 / E Diele, 31 Mars 2024 / Gj. Sh

Sonte finalja e Ligës Unike, Trepça përballë Golden Eagle Yllit

Sot zhvillohet finalja e “Final 8” në Ligën Unike.

Dy skuadrat kosovare, Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen me njëra tjetrën, shkruan IndeksOnline.

Sikur çdo ndeshje e ”Final 8” edhe finalja do të zhvillohet në Vlorë, më fillim nga ora 19:00.

Trepça për të arritur në finale, fillimisht mposhti skuadrën e Kamzës, e pastaj në gjysmëfinale shënoi fitore ndaj Sigal Prishtinës.

Në anën tjetër, Golden Eagle Ylli fillimisht eliminoi Tiranë, e pastaj edhe kampionin e Kosovës, KB Pejën./IndeksOnline/