75 Mall Live Search
13:52 / E Diele, 31 Mars 2024 / Gj. Sh

E pabesushme, Usain Bolt në garë me qenin më të shpejtë, ja kush ishte fitues (VIDEO)

Usain Bolt njihet si njëriu më i shpejtë në botë.

Atleti xhamajkan, u bë njeriu më i shpejtë në Tokë pasi theu rekordet në 100 dhe 200 metra, shkruan IndeksOnline.

Së fundi, Usain Bolt u vu në provë në një simulim kompjuterik 3D, në garë me qenin më të shpejtë në planet.

Bolt i cili ka rekordin prej 9.58 sekondash në 100 metra vrapim, garoi me racën më të shpejtë të qenve që mund të kalojnë shpejtësinë prej 40 mph.

37-vjeçari këtë rekord e arriti në gjatë Kampionatit Botëror 2009 në Berlin.

Xhamjakani i cili është tetë herë fitues i medaljes së artë olimpike, u tërhoq në vitin 2017.

Sprinteri xhamajkan më pas vendosi një rekord 200 metra në të njëjtin vit, duke shënuar një kohë prej 19.19 sekondash./IndeksOnline/