Kongo “merr zemër” pasi mposhti Markun: Askush s’mund të më ndal

Chris Kongo mposhti Florian Markun në stadiumin “O2 Arena” në Londër, duke ia shkaktuar humbjen e parë boksierit shqiptar.
Me vendim të gjyqtarëve pas 10 raundeve, Kongo u shpall fitues në këtë mbrëmjë, shkruan Indeksonline
Pas meçit, Kongo foli për “Sky Sport Boxing” dhe tregoi se sa e vështirë ishte përballja ndaj boksierit shqiptar.
“Ky s’mund të më ndal. Isha i disiplinuar dhe punova shumë, m’u shpërblye. Kam punuar shumë 24/7, jam krenar për veten për këtë fitore”, tha fillimisht Kongo për Sky Sports.
“Unë besova, i besova punës, gjithçka që duhet të bësh është të besosh. Vitin e kaluar mora një humbje, por kjo nuk do të më pengonte të qëndroja në palestër dhe të punoja e të punoja. E dija se një ditë do të shpërblehej. Ia premtova vetes pasi ta fitoja këtë se do të kthehesha në palestër. Askush nuk do të më ndalojë. Unë do të qëndroj i disiplinuar”, përfundoi ai./Indeksonline/