Zeneli rikthehet nga lëndimi, fillon me stërvitje (Video)
Arbër Zeneli iu është rikthyer stërvitjeve te klubi i Heerneveen.
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës u lëndua gjatë muajit tetor, transmeton IndeksOnline.
Më 7 janar, Zeneli iu është rikthyer stërvitjeve – duke shpresuar që ta rimarr vetën shumë shpejtë.
“Jam rikthyer, jam shumë mirë tani. Po shpresoj që shumë shpejtë do të rikthehem “fit”. Po stërvit me skuadrën, dhe mezi pres rikthimin”, ka thënë Zeneli.
22-vjeçari te klubi holandez është që nga viti 2016, duke zhvilluar afro 60 paraqitje./IndeksOnline/