Enrique nervozohet me gazetarët pas pyetjeve për të ardhmen e Mbappes: Është shumë e mërzitshme

Pas fitores së Paris Saint-Germain ndaj Velodrome me rezultart 2-0, Luis Enrique u drejtua nga mediat për të dhënë një intervistë.
Duke folur për mediat pas kësaj sfide, trajneri i PSG-s u acarua kur u pyet për zëvendësimin e Kylian Mbappe-së.
Enrique i nervozuar me gazetarin, tha se ai është trajneri dhe vendos ai se kush luan e kush jo.
“Është e njëjta muzikë çdo javë, e njëjta muzikë… është shumë e mërzitshme. Unë jam trajner, vendimet i marr çdo ditë, çdo javë. Unë do të bëj të njëjtën gjë deri në ditën time të fundit në Paris. Unë gjithmonë përpiqem të gjej zgjidhjen më të mirë për ekipin tim. Edhe nëse nuk e kupton vendimin, nuk më intereson. Nuk më intereson fare”, tha Luis Enrique.