75 Mall Live Search
22:42 / E Hënë, 01 Prill 2024 / Gj. Sh

Në Seria A, Interi është si ferri

Skuadra e Interit po vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit të Serie A.

Në ndeshjen e javës së 30-të, zikaltërit shënuan fitore si nikoqire e Empolit, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Federico Dimarco i dha epërsinë Interit qysh në minutën e 5-të.

Rezultatin e dyfishoi Alexsis Sanchez, në minutën e 81-të.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi, vazhdon të jetë lidere e Serie A, me 79 pikë, 14 më shumë se Milani në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Empoli renditet në vendin e 18-të, me 25 pikë./IndeksOnline/