Ndodh në futbollin anglez, helikopteri zbret në stadiumin ku po luhej ndeshja

Ndeshja jashtë ligës midis Weymouth FC dhe Yeovil Town u braktis të hënën për shkak të një urgjence mjekësore në tribuna.
Si rrallë herë, në fushën e futbollit ateroi një helikopter për të transportuar me urgjencë në spital një tifoz të Yeovil. Ndeshja u pezullua në minutën e 75-të.

“Për shkak të urgjencës mjekësore që ndodhi në stadium këtë pasdite, ne mund të konfirmojmë se ndeshja e sotme është braktisur” u tha në njoftimin e skuadrës vendase./Indeksonline/