Aktakuzë me propozim për caktim të arrestit shtëpiak ndaj të pandehurës për sulm ndaj dy gazetareve

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzës me propozim për caktim të masës së arrestit shtëpiak ndaj M.B., për kanosje dhe sulm ndaj gazetareve të portalit Lajmi.net.
“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka ngritur aktakuzë me propozim për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurës M.B., në drejtim të veprave penale “Kanosja” dhe “Sulmi”, sipas KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë dhënë për “Betimi për Drejtësi”.
Gjithashtu, Prokuroria bën të ditur në këtë rast ngarkohet edhe A.I për veprën penale “Kanosje”.
“Gjithashtu, ju njoftojmë se në këtë aktakuzë është i përfshirë i pandehuri A.L., i cili ngarkohet me veprën penale “Sulmi”, sipas KPRK”, konfirmon Prokuroria.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar të enjten se është dërguar në mbajtje për 48 orë e pandehura për sulmin fizik ndaj gazetareve të portalit “Lajmi.net”, Lindita Berisha dhe Fjolla Hyseni.
Lidhur me rastin kishte reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke kërkuar nga Policia dhe Prokuroria t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme.