Maqedonci pret në takim Komisioneren Parlamentare të FSK-së, e uron për detyrën e re
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/04/Ministri-i-Mbrojtjes-Ejup-Maqedonci-sot-ka-pritur-ne-takim-Komisioneren-Parlamentare-te-Forces-se-Sigurise-se-Kosoves-Remzije-Zeqiraj.jpg)
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka pritur në takim Komisioneren Parlamentare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Remzije Zeqiraj, të cilën e uroi për detyrën e re në të cilën është emëruar.
Kështu bën të ditur në rrjetin e tyre në Facebook, ministria e Mbrojtjes.
Sipas ministrisë, Maqedonci u zotua se gjatë mandatit për të cilin është emëruar Zeqiraj, do të ketë mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë në ushtrimin sa më efikas të detyrës së saj.
“Duke e njohur mirë ushtrinë si një ish-ushtarake, me të do të punojmë ngushtë në ruajtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të personelit ushtarak”, theksoi ndër tjerash ministri.