75 Mall Live Search
16:56 / E Shtunë, 06 Prill 2024 / G T

Gjilani fiton bindshëm ndaj Fushë Kosovës, largohet nga zona e barazhit

Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore të madhe në javën e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.

“Kuqebardhët” shënuan fitore të thellë 4:0 ndaj Fushë Kosovës, shkruan Indeksonline

Golat për ekipin e Gentian Mezanit i shënuan: Marko Raganovci, Oltion Bilali dhe Senad Jaroviq (2).

Me këtë fitore, Gjilani shkon në kuotën e 30 pikëve në pozitën e 7-të, një më shumë se Feronikeli që ka një ndeshje më pak dhe është në zonën e barazhit./Indeksonline/