75 Mall Live Search
17:00 / E Shtunë, 06 Prill 2024 / G T

Malisheva mbetët mbrapa në luftë për titull, barazon ndaj Dukagjinit

Skuadra e Malishevës nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Dukagjinit e vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1, shkruan Indeksonline

Golin e parë në këtë ndeshje e shënuan mysafirët me anë të Merlakut në minutën e 53’të.

Në minutën e 80’të, ekipi vendas fitoi një penallti dhe në gol e shëndrroi futbollisti më në formë momental, Drilon Hazrollaj.

Ky barazim nuk i konvenon aspak ekipit të Malishevës, pasi mbëtët mbrapa në luftë për titull, me 49 pikë, pesë pikë më pak se lideri Llapi (54)./Indeksonline/