75 Mall Live Search
12:39 / E Hënë, 08 Prill 2024 / L K

Raul-i po kalon momente të vështira si trajner, rrezikon rënien

Ish-sulmuesi legjendar i Real Madridit Raul Gonzalez, duket se nuk po kalon momente të mira si trajner i ekipit të dytë të “Los Blancos”.

Por ai gjendej në një situatë krejtësisht tjetër sezonin e kaluar, ku me skuadrën e tij luftoi për t’u ngritur një kategori më lartë.

Ndryshimi i gjeneratave dhe thirrja e disa lojtarëve nga Carlo Ancelotti, bënë që skuadra e drejtuar nga Raul të luftojë këtë sezon për mbijetesë, shkruan IndeksOnline.

Raul, është trajner i Real Madrid Castillas që nga viti 2019 dhe gjatë ecurisë së tij si trajner ndihmoi skuadrën që të ngritet në ligën e tretë spanjolle në vitin 2021.

Real Madrid Castilla gjendet aktualisht në vendin e 13-të në grupin e 2-të të ligës së tretë spanjolle dhe ka gjithsej 38 pikë./IndeksOnline/