Xavi i merr dy yjet e skuadrës për ndeshjen me PSG-në, pa lejen e mjekëve!

Barcelona ka udhëtuar për në Francë për ndeshjen e parë çerekfinale ndaj PSG-së. Xavi i ka marrë të gjithë lojtarët me vete, por dy nga ta s’kanë lejen e mjekëve.
Pedri dhe De Jong kanë udhëtuar pa lejen e mjekëve të cilët nuk kanë dhënë dritën e gjelbërt për rikthimin e tyre në fushë.
Christensen e ka kapërcyer tashmë shqetësimin në tendinën e Akilit që ndjeu në ngrohjen në ndeshjen e fundit dhe pritet të jetë në fushë.
Xavi e ka marrë me vete edhe Gavin por që mesfushori nuk ka asnjë gjasë për të luajtur./Indeksonline/
