Manchester United pa tituj, Casemiro: Nganjëherë s’mund as të fle!

Në gusht 2022, Casemiro u largua nga Real Madridi për në Manchester United në këmbim të 70 milionë eurove.
Casemiro, fituesi i pesë Ligave të Kampionëve (2022, 2018, 2017, 2016 dhe 2014) me Real Madridin, nuk e pranon mirë faktin që Manchester United është 22 pikë prapa liderit të Premier League.
“Ndonjëherë nuk mund të fle. Nuk ka kuptim të mos mendosh për titujt apo vendet e Ligës së Kampionëve, por duhet të mendosh vetëm për ndeshjen e ardhshme. Nuk është Casemiro ai që është i gjashti në Premier League, janë të gjithë lojtarët që janë të gjashtët” ka thënë Casemiro./Indeksonline/