Xavi del kundër mjekëve të Barcelonës, grumbullon dy lojtarë të dëmtuar

Barcelona është në mbyllje të përgatitjeve për ndeshjen çerekfinale të Champions League ndaj Paris Saint-Germain.
Katalanasit do të luajnë ndeshjen e parë në Parc des Princes, ku Xavi zbuloi edhe listën e lojtarëve të grumbulluar për takimin ndaj parizienëve.
Këtu bie në sy edhe prezenca e Pedrit dhe Frenkie De Jong të cilët janë prej disa kohësh të lënduar.
Mjekët e skuadrës e kanë bërë të qartë se dy mesfushorët ende nuk janë të gatshëm për t’i përballuar ndeshjet me intensitet të lartë.
Kujtojmë që Barcelona do luajë ndeshjen kundër PSG të mërkurën në ora 21:00./IndeksOnline/