Është futbollist i madh, Kevin de Bruyne shkoi ia mori fanellën Luka Modriçit pas ndeshjes

Skuadra e Real Madridit dhe ajo e Manchester Cityt dhuruan spektakël të vërtetë mbrëmë në çerekfinalen e parë të UEFA Champions League, e cila u mbyll me rezultatin 3:3.
Pas ndeshjes, Kevin De Bruyne shkoi menjëherë te mesfushori i Kombëtares së Kroacisë, Luka Modriç dhe ia kërkoi fanellën, shkruan Indeksonline.
Lojtari belg nuk luajti fare në këtë ndeshje për shkak të një problemi të vogël me stomakun e tij.
Edhe pse nuk luajti në këtë super ndeshje, De Bruyne në fund mori dhuratë fanellën e mesfushorit kroat, i cili luajti pak minuta dhe futja e tij në lojë ia mundësoi barazimin ekipit spanjoll.