De Bruyne “u helmua” para ndeshjes me Real Madridin, dyshohet që fajtor ishte ushqimi në Madrid

Skuadra e Manchester Cityt dhe ajo e Real Madridit barazuan 3:3 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Para se të fillonte ndeshja, futbollisti i Kombëtares së Belgjikës, Kevin De Bruyne u ndje keq me shëndet dhe nuk arriti të startonte, shkruan Indeksonline
Mesfushori belg kishte të vjella dhe problem me stomakun, andaj dyshohet se lojtari u helmua në Madrid.
“Ne patëm një takim dhe ai ishte gati, kur arritën në dhomat e zhveshjes ai fillonte të vjellte dhe ndihej keq”, u shpreh Pep Guardiola para ndeshjes
Jeremy Cross publikon një artikull në “Daily Star” se Kevin De Bruyne u helmua nga diçka që hëngri në hotelin e ekipit disa orë para se të fillonte ndeshja e parë çerekfinale dhe ai nuk ishte i vetmi anëtar, por të tjerët nuk patën simptoma./Indeksonline/