75 Mall Live Search
10:02 / E Premte, 12 Prill 2024 / G T

“Ferrari” i mori flakë, Hysaj dhe familjarët e tij përjetuan tmerrin

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj të hënën e kaluar përjetoi tmerrin, pasi Ferrari i tij i ri mori flakë.

Ai ishte së bashku me vjehrrin e tij, ku paprimtas makina mori flakë, shkruan Indeksonline

Tre personat që ishin në Ferrari përfshi edhe mbrojtësin e Lazios arritën të dilnin me kohë, duke mos pësuar asnjë lëndim.

“Makina u përfshi papritur në flakë, për fat të mirë askush nuk u lëndua. I shpëtuam rrezikut. Duhet të jetë ndonjë problem fabrike”, u shpreh mbrojtësi shqiptar për Messaggero.

Kujtojmë që lojtari “kuqezi” është një koleksionues i madh i makinave të shtrenjta. Ferrari që u dogj ishte i fundit në garazhen e tij./.Indeksonline/