Vedat Muriqi me notën më të dobët në ndeshjen Mallorca – Real Madrid

Skuadra e Real Madridit fitoi minimalisht 0:1 ndaj Mallorcas në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në La Liga.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori francez, Tchouameni në minutën e 48’të, shkruan Indeksonline
Në këtë ndeshje luajti edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.
Por sonte nuk ishte nata e lojtarit “dardan”. Ai u vlerësua me notën më të dobët sipas Sofa Score. Muriqi mori notën 6.2, më të dobëten në këtë takim.
Kujtojmë që sulmuesi kosovar gjatë këtij sezoni në La Liga ka zhvilluar 23 ndeshje, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asiste./Indeksonline/
