75 Mall Live Search
09:38 / E Hënë, 15 Prill 2024 / k.v

Mosmarrëveshja rreth pronës përfundon me përleshje fizike, tre persona arrestohen në Arllat të Drenasit

Tre persona janë arrestuar mesditën e së dielës në Arllat të Drenasit pasi të njëjtit ishin përleshur fizikisht në mes veti.

IndeksOnline ka mësuar se deri të rrahja ka ardhur pas një mosmarrëveshje rreth pronës të lagjja Bytyqi në Arllat.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes të një pompë e derivateve rrugës për Malishevë dhe është marrë me rastin.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është konfiskuar edhe një pushke gjuetie, transmeton IndeksOnline.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa është hapur rast për lëndim trupor, kanosje dhe armëmbajtje pa leje./IndeksOnline/