“Na nuk e kemi në plan m’u ndalë në detyrat tona”/ Elshani flet ekskluzivisht mbi bastisjen që bëri policia ditën e referendumit

Në katër komunat veriore: Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq e Mitrovicë e Veriut, po mbahet referendum për votimin pro ose kundër shkarkimit të kryetarëve.
Procesi zgjedhor po mbikëqyret nga Policia e Kosovës, teksa janë parë edhe forca të shumta të EULEX-it dhe KFOR-it në patrullimet e tyre të zakonshme.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se deri më tani nuk është evidentuar asnjë incident.
Ai ka thënë se nuk ka qenë e nevojshme të shtohet numri i policëve dhe se të njëjtit do vazhdojnë të kryejnë detyrat që parashohin t’u japin siguri qytetarëve.
Në një intervistë eksluzive për Indeksonline, Elshani tregoi se krahas ofrimit të sigurisë, polocoa ka vijuar edhe operacionet e planifikuara të saj, ku në një bastisje të bërë më herët ka sekuestruar armë e municion.
Ndiqni intervistën e plotë: