I solli fat vizita në Shqipëri, legjenda italiane pritet të bëhet trajner i skuadrës së njohur

Legjenda e futbollit italian, njëherësh dhe ish-fitues i ‘’Topit të Artë’’, Fabio Cannavaro duket se i solli fat vizita në Shqipëri.
Ai pritet të kthehet në Itali, ku pritet të bëhet trajner i skuadrës së Udineses.
Në stafin e Cannavaros, pritet të jetë vëllai i tij Paolo, Giampiero Pinzi dhe Emmanuele Troise.
Debutimi do të vijë të enjten, në orën 20:00, kundër Romës, në rikuperimin e sfidës që u ndërpre për shkak të gjendjes shëndetësore të Ndicka-s.
Cannavaro, kampion Bote në 2006 dhe fitues i ‘’Topit të Artë’’, kishte nisur punën si trajner si zëvendës i Olaroiu tek Al- Ahli, në Arabinë Saudite, në vitin 2013.
Pastaj në vitin 2014, me sugjerimin e Marcello Lippit, u angazhua si trajner i parë i Guanzhou Evergrande, në Kinë, por u pushua nga detyra në 2015./IndeksOnline/