Sherr midis 3 personave në Fushë-Kosovë, përdoren thika e shufra metalike

Tre persona janë përfshirë në një sherr që rezultoi me lëndime të rënda trupore për të tre.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Eqrem Qabej” në Fushë Kosovë, dje rreth orës 18:40, raporton Indeksonline.
Sipas policisë, të dyshuarit gjatë përleshjes kanë përdorur edhe mjetë të rrezikshme, si thikë dhe shufër metalike.
“Si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor” thuhet në njoftim.
Pas intervistimit, një nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”./Indeksonline/