U shpall mbrëmë lojtari i ndeshjes, mbrojtësi gjerman afër vazhdimit me BVB-në

Lajmet e mira për Borussia Dortmundin duket se nuk kanë të ndalur pas ndeshjes së djeshme.
Pas fitores mbrëmë ndaj “Parizienëve”, tashmë kanë filluar edhe bisedimet me mbrojtësin e tyre Mats Hummels për të vazhduar kontratën me skuadrën e tij.
Hummels, shkëlqeu ndaj PSG-së ku edhe u shpall lojtari i ndeshjes së mbrëmshme.
35-vjeçarit i skadon kontartë me BVB-në në fund të këtij sezoni. Ai ishte rikthyer te Dortmundi gjatë vitit 2019 nga Bayern Munich.
Kujtojmë që Dortmundi, ka arritur të mposhtë PSG-në në “Signal Iduna Park”, me rezultat minimal 1-0 me golin e vetëm të realizuar nga Niclas Fullkrug./Indeksonline/