Mblidhet Grupi Koordinues ndërshtetëror i Lojërave Mesdhetare 2030, ja çfarë u diskutua

Sot u mbajt takimi i radhës i Grupit Koordinues ndërshtetëror të Lojërave Mesdhetare 2030.
Atu u diskutua rreth Finalizimit të bazës ligjore për Lojërat, strukturimi i LOCMG 2030, si dhe pjësëmarrja në Lojërat Olimpike Paris 2024, shkruan IndeksOnline.
Në takim ishin prezent zëvendësministrja e Kulturës, Rinis dhe Sportit në Kosovë, Daulina Osmani, së bashku me zëvendësministrin e Sportit në Shqipëri, z. Endri Hoxha, Presidentin e KOK, z. Ismet Krasniqi dhe Sekretarin e Përgjithshëm të KOKSH, z. Gerti Shima./IndeksOnline/