Ekskluzive: Emri i viktimës në Rahovec, ishte pensionist i Gjermanisë
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/05/11111111.jpg)
U raportua më herët se në Krushë të Madhe të Rahovecit është gjetur një person pa shenja jete.
Burime të Indeksonline pohuan se i njëjti u dyshua t’i ketë dhënë fund jetës.
Indeksonline raporton viktima në fjalë është Rafki Hoti.
Hoti ishte pensionist kosovar, me pasaportë gjermane, dhe u gjet i varur në litar.
Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.
Ai ka thënë për Indeksonline se rasti është duke u hetuar nga organet relevante, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në IML.
“Atë që mund të ju konfirmoj është se sot viktima mashkull i lindur në vitin 1951 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe-Rahovec (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor” ka deklaruar Elezi./Indesonline/
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/05/438299713_455504153516466_3045820969536254310_n-1-618x1024.jpg)