Pas Ferizajt edhe Suhareka siguron Superligën e Kosovës për sezonin ri

Suhareka është shpallur kampion në Grupin A, duke ju bashkuar FC Ferizaj si dy skuadrat që inkuadrohen në Superligën e Kosovës për sezonin e ri 2024/25.
Qysh në vitin e krijimit të kësaj skuadre, Suhareka siguron elitën e futbollit kosovar, shkruan Indeksonline
Puna e madhe nga kryesia e klubit, investimet duke sjellur lojtarët me eksperiencë si Mevlan Zeka, Yll Hoxha, Viktor Kuka e disa të tjerë, ka bërë që therandasit të arrijnë këtë sukses historik për klubin.
Suhareka me fitoren e fundit, shkoi në kuotën e 56 pikëve në pozitën e parë në Ligën e Parë të futbollit në Grupin A./Indeksonline/
