Jude Bellingham sapo inkuadrohet në lojë, shënon ndaj Cadizit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e dytë ndaj Cadizit në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në La Liga.
Golin për 2:0 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham, shkruan Indeksonline
Bellingham shënoi vetëm pas tri minutave kur u fut në lojë dhe zëvendësoi Arda Gulerin.
Kujtojmë që golin e parë për ekipin e Carlo Ancelottit e realizoi, Brahim Diaz./Indeksonline/