Balje: Vishem normal, por çdo ditë e shoh vetën në media (Video)
Deputetja më e përfolur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka folur për stilin e saj të veshjes.
Ajo në emisionin “Top Shoë” të Top Channelit ka thënë se nuk vishet provokuese, por prapë çdo ditë e sheh vetën në portale.
“Unë vishem normal, por jam deputetja më simpatike për media. Kam pa deputet pa kravatë, me farmerka, me maicë e me shkronja. Te ne në Kosovë kodi nuk është strikt në parlament dhe nuk ka rëndësi a je e varfër apo e pasur, por me sa e di unë në Kuvendin e Kosovës nuk ka asnjë deputet të varfër”, ka thënë Balje, transmeton Indeksonline.
Ajo ka theksuar se vishet gjithmonë normale, me gjatësinë normale të rrobave dhe asnjëherë nuk është provokuese.
“Në kodin e veshjes thuhet që mos të veshim diçka pa mëngë dhe të shkurtë. Prandaj, nuk ka asnjë foto timen ku unë shihem që nuk e kam respektuar kodin e veshjes”, ka thënë tutje Balje. /Indeksonline/