09:26 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Duda Balje ndihet keq që Bosnja votoi kundër Kosovës, ia drejton ‘gishtin’ fajtorëve

Deputetja e grupit 6+, Duda Balje nuk është ndier mirë që shteti i saj i origjinës, Bosnja dhe Hercegovina votën e saj e dha kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Interpool

Ajo shpjegoi se ishin serbët që jetojnë në Bosnje ata të cilët bënë trysni për të votuar kundër Prishtinës, shkruan Indeksonline

“Unë e di qe nuk është fer dhe dua të lus Kosovën time si boshnjake e Kosovës. Kujdes që të mos ndodhë kjo gjë edhe këtu të ne, që serbet të kenë fjalën vendimtare për hapat e Kosovës”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Në mesin e vendeve qe kanë votuar kundër anëtarësimit te shtetit tim Kosovës ne Interpol gjendet edhe Bosnja e Hercegovina.

Unë kam mllef për votën kundër pranimit te Kosovës ne Interpol.

Bosnja dhe Hercegovina është shtet i Boshnjakëve, Kroatëve dhe serbeve.

Vetoja e serbeve ka vendos per qëndrimin kundër Kosovës.

Unë e di qe nuk është fer dhe dua të lus Kosovën time si boshnjake e Kosovës,

kujdes që të mos ndodhë kjo gjë edhe këtu të ne, që serbet të kenë fjalën vendimtare për hapat e Kosovës.

Si kemi fillu …