25 vjet më parë ra heroikisht në altarin e lirisë, përkujtohet dëshmori dhe ish- mësuesi Gani Brahimaj

Familjarë, dhe bashkëluftëtarë kanë përkujtuar dëshmorin e Kombit, Gani Brahimaj në fshatin Shqiponjë, ish-Jabllanicë e Gjakovës në 25-vjetorin e rënies heroike.
Me këtë rast është vlerësuar lart kontributi i tij në arritjen e lirisë së Kosovës.
Dëshmori Gani Brahimaj para se t’i bashkohej UÇK-së për më shumë se dy dekada kishte kontribuuar si mësues në edukimin e brezave të tërë.