“Goditen shtyllat, s’ka rëndësi”, Marco Reusi i emocionuar pas kualifikimit: Askush nuk e priti!

Skuadra e Borussia Dortmundit është kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pasi mbrëmë eliminoi Paris Saint-Germain.
Marco Reus luajti disa minuta mbrëmë, kurse pas ndeshjes u shpreh tejet i emocionuar dhe i lumtur me arritjen në finalen e “Wembleyt”, shkruan Indeksonline
“Pas 10 vjete, jam në finale me Borussian. Si e fituam ndeshjen? Askush nuk flet për këtë të nesërmen. Goditjet në shtylla? S’kanë rëndësi. Çka është e rëndësishme, është kualifikimi i Dortmundit në finale përsëri. Askush nuk e priste”, u shpreh Reus
Skuadra e Dortmundit sonte mëson edhe kundërshtarin e finales – ku përcaktohet nga ndeshja mes Real Madrid dhe Bayern Munich./Indeksonline/