Ademi: Fronti Evropian prin me 30.000 vota, nëse vazhdojmë kështu fitojmë mbi 20 deputetë

Arbër Ademi, nga Fronti Evropian ka thënë se ata do ta dëshmojnë fitore historike në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
“Bashkë në fitore të reja, Fronti Evropian sonte do të dëshmojë fitoren historike në këtë referendum popullor, kthim mbrapa nuk ka”, tha Ademi në një konferencë për media.
Ademi ka thënë se pas numërimit te 50% te votave janë përpara në perqindje në shumicën e komunave. Sipas tij deri në këto momente janë mbi 30 mije vota me shumë se partite e tjera.
Ademi ka thënë se nëse vazhdon kështu, FE do të fitojë mbi 20 deputetë.