Shpallet trajneri dhe futbollisti i muajit prill në Premier League

Premier League sot gjatë ditës ka zbuluar trajnerin dhe futbollistin e muajit të kaluar.
Çmimin e më të mirit të muajit si futbollist e fitoi anglezi, Cole Palmer, shkruan Indeksonline
Palmer gjatë muajit të kaluar shënoi shtatë gola në vetëm katër paraqitje.
Kurse trajneri i muajit u zgjodh Sean Dyche, i Evertonit – pasi çoi ekipin e tij drejt katër fitoreve dhe një barazimi./Indeksonline/