Granada e Myrto Uzunit përshëndetet nga La Liga pak orë para ndeshjes me Realin

Skuadra e Granadas është larguar nga La Liga, pas fitores minimale të Mallorcas ndaj Las Palmas në javën e 35-të.
Granada tani edhe matematikisht ka rënë nga liga kryesore e futbollit spanjoll, shkruan Indeksonline
Ekipi ku luan ylli i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni tani është në pozitën e 19-të me vetëm 21 pikë të grumbulluara në 34 ndeshje.
Granada sonte luan ndaj Real Madridit, por kjo ndeshje është vetëm për statistika pasi dy skuadrat më herët e mbyllin sezonin – Reali si kampion, kurse Granada dukë rënë nga liga./Indeksonline/