75 Mall Live Search
08:17 / E Diele, 12 Maj 2024 / Gj. Sh

Gattuso merr ofertë tunduese nga Arabia Saudite

Gennaro Gattuso së shpejti mund të kthehet në skenën e futbollit, e trajnerin italian që ka marrë ofertë nga Arabia Saudite. Sipas raportimeve të medieve italiane, Al-Taawoun i ka bërë një ofertë shumë tunduese Gattusos.

Tani i takon ish-lojtarit të Milan-it, që në muajin shkurt u shkarkua nga stoli i Marseille, të vendosë nëse dëshiron të marrë drejtimin e një ekipi në Arabi.

Al-Taawoun, që renditet në vend të katërt të kampionatit arab, ka edhe një ‘italian’ në skuadër, pikërisht Musa Barrow, i cili më herët ka veshur fanellat e Atalantës dhe Bolognës në Itali.