75 Mall Live Search
19:25 / E Diele, 12 Maj 2024 / G T

Arsenali merr tri pikë me vlerë në “Old Trafford”, rikthehet në pozitën e parë

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Manchester Unitedit në javën e parafundit në Premier League.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori belg, Trossard në minutën e 20’të pas një asisti nga Kai Havertz, shkruan Indeksonline

Dy skuadrat patën raste të mira shënimi edhe gjatë pjesës së dytë, sidomos lojtari i “Djajve të Kuq”, Garnacho – por topi nuk shkoi në rrjetë.

Me këtë fitore, ekipi i Mikel Artetas tani shkon në pozitën e parë me 86 pikë, kurse Manchester Unitedi në pozitën e 8-të me 54 pikë./Indeksonline/