75 Mall Live Search
11:46 / E Hënë, 13 Maj 2024 / k.v

ZYRTARE/ U shpallën 3 herë kampionë, Bayern Munichu largon 2 futbollistë

Te Bayern Munichu kanë nisur largimet. Kështu Eric Maxim Choupo-Moting dhe Bouna Sarr janë lojtarët e parë që largohen nga bavarezët në fund të këtij sezonit, pasi palët kanë vendosur të mos rinovojnë më kontratën midis tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Bayerni falenderon dy futbollistët për kontributin e dhënë te skuadra gjermane.

Të dy lojtarët janë transferuar në të njëjtën periudhë, ndërsaa aventura e tyre te bavarezët merr fund pas 4 vjetësh. Gjatë kësaj kohe ia kanë dalë të fitojnë 3 tituj kampionë, Superkupën e Gjermanisë dhe Botërorin për Klube.

“Duam të falënderojmë Eric Maxim Choupo-Moting dhe Bouna Sarr për këto 4 vite shumë të suksesshme së bashku. Të dy dhanë kontributin e tyre në shpalljen tri herë kampion të Bayernit. Dhe në fitimin e Superkupës së Gjermanisë dhe Botërorit për Klube”, thuhet në postim.