Guardiola: Nëse nuk e mposhtim Tottenhamin, nuk do ta fitojmë Premier Ligën

Trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola e pret një ndeshje e rëndësishme në luftën e tyre për titull.
“Qytetarët”, do udhëtojnë në Londër ku do përballen me skuadrën e Tottenhamit ku vetëm fitorja është opsion për kampionët aktual të Anglisë.
Para ndeshjes ka folur edhe Pep Guardiola ku tha:
“Është e qartë. Ne kemi një opsion; fito lojën”. “Nëse nuk e mposhtim Tottenhamin, nuk do ta fitojmë Premier Ligën”.
Manchester City, do përballet nesër në mbrëmje kundër Tottenham Hotspurit e vlefshme për javën e 37-të në Premier League.
“Qytetarët”, aktualisht janë në vendin e 2-të dhe ka gjithsej 85 pikë, një më pak se lideri Arsenali i cili ka 86 pikë./IndeksOnline/