75 Mall Live Search
14:33 / E Hënë, 13 Maj 2024 / mp

Tremujori i parë/ Rreth 700 persona heqin dorë nga shtetësia e Kosovës

Sipas të dhënave të Departamenti Për Shtetësi, Azil dhe Emigracion gjatë periudhës janar-mars 2024, në Divizionin e shtetësisë janë marrë 706 vendime për lirim nga shtetësia: 693 vendime pozitive, 13 vendime negative dhe 480 kërkesa, raporton IndeksOnline.

Po të njëjtën periudhë në Divizionin e shtetësisë janë marrë 420 vendime për fitim të shtetësisë: 126 vendime pozitive, 294 vendime negative dhe 5 kërkesa. Në tremujorin e parë janë evidentuar po ashtu edhe 78 aplikues për mbrojtje ndërkombëtare, nga të cilët 68 (87%) meshkuj dhe 10 (13%) femra./Indeksonline/