Transformimi i pabesueshëm i Tyson Fury-t, në prag të luftës së shekullit

Pak ditë para luftës së shekullit të boksit, Tyson Fury, duket më i fuqishëm se kurrë. Është i pabesueshëm transformimi fizik i “Gypsy King”, i cili do të hyjë në ring me Oleksandr Usyka të shtunën dhe do të boksojë për peshën më të rëndë.
Furry ka postuar foto nga palestra në Instagram me mesazhin “Jam gati! Le të bëjmë rock and roll!
Transforimimi i tij fizik duket i pabesueshëm. Boksieri britanik është në gjendje të shkëlqyer fizike. Madje sipas njohësve asnjëherë më parë Fury nuk ka arritur gjendje më të mirë fizike, se sa aktualisht.
Usyku do të marrë titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO në luftë, dhe Fury kurorën e peshave të rënda WBC, në rast të fitores.
Meçi do të zhvillohet të shtunën pas mesnate në Arabinë Saudite./Indeksonline/