75 Mall Live Search
12:17 / E Martë, 14 Maj 2024 / L K

Opozita protestë para Bashkisë Tiranë, hidhen sërish molotovë

Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë zhvilluar edhe këtë të martë një protestë me incidente para Bashkisë Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gjatë fjalës së organizatorëve para protestuesve, në drejtim të derës së bashkisë është hedhur sërish molotovë.

Edhe në protesta e shkuara opozita ka shkaktuar incidente duke hedhur molotovë, është përplasur edhe me efektivët për të prishur gardhin e tyre rrethues.

Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas arrestimit të 3 ish-drejtorëve të Bashkisë dhe përfshirjes së tyre në dosjen “5D”.