Pas ndeshjes së fundit të sezonit, ky lojtar i Realit përshëndetet me tifozët

Real Madridi do të festojë titullin e tyre këtë mbrëmje në Santiago Bernabeu kundër Alaves, duke ngritur trofeun në stadiumin e tyre. Megjithatë do të jetë një mbrëmje e hidhur për një lojtar.
Carlo Ancelotti këtë do të luajë këtë mbrëmje me Kepa Arrizabalaga, sipas Diario AS. 29-vjeçari mbërriti në huazim nga Chelsea në gusht për të zëvendësuar të lënduarin Thibaut Courtois, ku luajti 19 ndeshje por pas një dëmtimi në tetor, humbi vendin e tij.
Megjithatë, Ancelotti vlerëson qëndrimin që Kepa ka treguar gjatë kohës së tij dhe dëshiron t’i japë atij një ndeshje të fundit në Bernabeu si shenjë vlerësimi. Reprezentuesi spanjoll kishte deklaruar se do të dëshironte të qëndronte në Real Madrid pas përfundimit të sezonit, por ai do të rikthehet te Chelsea në qershor. /IndeksOnline/