75 Mall Live Search
20:02 / E Shtunë, 18 Maj 2024 / G T

Steven Gerrard shkon për ta shikuar “live” spektaklin e boksit, parashikon meçin Tyson Fury – Usyk

Janë afruar orët e super meçit të shekullit mes Tyson Furyt dhe Oleksander Usyk që zhvillohet sonte në Arabinë Saudite.

Legjenda e futbollit anglez, Steven Gerrard sapo ka arritur në ambientin ku do të zhvillohet ky super meç, shkruan Indeksonline

Ish-lojtari i Liverpoolit tani trajner te skuadra nga Arabia Saudite, Al-Ettifaq – gjatë një interviste ka parashikuar edhe këtë “luftë” mes Usykyt dhe Furyt.

Gerrard tregohet nacionalist dhe duket se e përkrah boksierin nga Britania e Madhe, Tyson Fury.

“Gjithë me Tyson Furyn”, ishte përgjigja e Steven Gerrardit.

Kujotjmë që sonte pritet që meçin nga afër ta shikojë edhe futbollisti i Al Nassr, Cristiano Ronaldo, madje do të ulët afër me Anthony Joshuan./Indeksonline/