75 Mall Live Search
16:32 / E Diele, 19 Maj 2024 / G T

Në “shtëpinë” e Ferrarit fiton piloti Max Verstappen

Piloti i Red Bullit, Max Verstappen ka fituar Çmimin e Madh të Emilia Romagna (Imola) në Itali.

Verstappen bëri një garë fantastike duke përfunduar në pozitën e parë, shkruan Indeksonline

Vendin e dytë në podium e zuri piloti i McLaren, Lando Norris – i cili disa herë iu afrua pilotit nga Holanda. Madje, Lando u shpall edhe “piloti i garës”.

Kurse vendin e fundit në podium e zuri piloti i Ferrarit, Charls Leclerc.

Në pozitat 4 dhe 5 u rënditen dyshja Piastri dhe Carlos Sainz./Indeksonline/