Roma i merr skuadrës franceze drejtorin sportiv, e zyrtarizon presidenti

Presidenti i OGC Nice, Jean-Pierre Rivere konfirmoi personalisht transferimin e afërt të Florent Ghisolfi te Roma. Pas barazimit 2-2 të Nice me Lille, Rivere u tha gazetarëve se ka pranuar kërkesën e Ghisolfi për t’iu bashkuar Romës në fund të sezonit.
“Ghisolfi do të shkojë te Roma, ne jemi të lumtur për të”, tha Rivere.

“Ne patëm një ecuri të mirë me të në nivel njerëzor dhe është diçka që e vlerësojmë vërtet, i urojmë atij më të mirën. Ai na kërkoi të largohej dhe ne e pranuam kërkesën e tij”
“Kur një person ka mundësinë të kalojë në një nivel më të lartë në fushën e karrierës, duhet ta lini të shkojë dhe t’i uroni më të mirat. Dhe kjo vlen edhe për futbollin. Lëvizja e tij te Roma tregon se ne nuk bëmë një zgjedhje të keqe për nënshkrimin e tij” tha presidenti i Nice./Indeksonline/