75 Mall Live Search
17:46 / E Martë, 21 Maj 2024 / k.v

Breshër i madh në Han të Elezit, asfalti bëhet i tëri bardh (Video)

Breshër i madh ka renë pasditen e sotme në disa zona të Kosovës, raporton IndeksOnline.

Mirëpo më i prekur është Hani i Elezit ku sipas pamjeve që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet rruga e mbuluar nga breshëri.

Kulturat bujqësore në këtë komunë janë dëmtuar shumë mirëpo vlera e dëmeve do të konstatohet pas disa ditësh nga ekspertët./IndeksOnline/