Xavi: Do të doja shumë të kthehesha një ditë te Barcelona, është klubi i jetës sime

Xavi Hernandez të dielen do të jetë për herë të fundit nën drejtimin e skuadrës së Barcelonës.
Presidenti i klubit, Joan Laporta të mërkurën ka njoftuar se e ka shkarkuar Xavin nga pozita e trajnerit, dhe se ndaj Sevillas do të jetë ndeshja e fundit e tij, shkruan IndeksOnline.
Në konferncën për media, para ndeshjes me Sevillan, tekniku spanjoll ka thënë se e respekton vendimin e presidentit, por se do të dëshironte që përsëri në të ardhme të drejtojë skuadrën e Barcelonës.
“Faleminderit, jam mirë. Sigurisht që ishin ditë të vështira, jo të lehta. Por mirë, unë jam këtu me një mendje të kthjellët dhe dua të them se jam krenar për dy vitet e gjysmë si trajner. Nuk ishte e lehtë.
E respektoj vendimin e presidentit për të më shkarkuar, është ai që vendos. Unë gjithmonë do të jem tifoz i Barcelonës dhe mbështetës i klubit.
Do të doja shumë të kthehesha në Barça një ditë. Barcelona është klubi i jetës sime, gjithmonë e kam thënë këtë. Nuk po i mbyll dyert Barçës dhe mundësisë për t’u rikthyer në klub një ditë.”, deklaroi Xavi./IndeksOnline/