75 Mall Live Search
19:51 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / MSH

Krasniqi, Sveçla e Hoxha çiklojnë me grup të çiklistëve përmes Ujmanit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, bashkë me grupin e çiklistëve “Merakli të Biçikletave”, ministrin Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, zv/ministren Daulina Osmani dhe deputeten Fitore Pacolli, kaluan ditën në peisazhin e bukur të veriut të vendit.

Të gjithë bashkë çikluan përmes liqenit të Ujmanit dhe relievin e asaj zone, nga Bërnjaku në Mitrovicë.

“Relievi i bukur përmes Liqenit të Ujmanit, urimet e shumë qytetarëve që pamë rrugës dhe përkrahja nga çiklistët ishin disa nga arsyet që na ndihmuan për të përfunduar me suksese marshutën” shkroi Krasniqi në Facebook.

Ministri i bashkëngjiti postimit edhe disa fotografi të përbashkëta nga kjo “aventurë”.

“Nga Bërnjaku në Mitrovicë, me një ftesë të Federatës së Çiklizmit dhe grupit të çiklistëve ‘Merakli të Biçikletave’ bashkë me Ministrin Xhelal Sveçla, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, deputeten Fitore Pacolli, zëvendës Ministren Daulina Osmani dhe sportistë, këtë të shtunë e kaluam duke shijuar natyrën e pastër dhe të bukur të vendit tonë. Relievi i bukur përmes Liqenit të Ujmanit, urimet e shumë qytetarëve që pamë rrugës dhe përkrahja nga çiklistët ishin disa nga arsyet që na ndihmuan për të përfunduar me suksese marshutën” shkroi Krasniqi.

May be an image of 5 people, bicycle, road and text
May be an image of 5 people, people smiling and bicycle
May be an image of 5 people and bicycle
May be an image of 17 people, motorcycle, bicycle and road
May be an image of 10 people, Stari Most and road
May be an image of 9 people, bicycle and road